Kamavinga në Madrid, të mërkurën firmos kontratën

Eduardo Kamavinga ka zbarkuar në Madrid dhe gjatë ditës së mërkurë, pritet që të firmos me skuadrën e Real Madridit. Për futbollistin 18 vjeçar, presidenti i Realit, Florentino Perez ka paguar 31 mln euro dhe bonuse të ndryshme.

Marrëveshja që do të zyrtarizohet gatë ditës së mërkurë, do të vazhdojë deri në vitin 2027 dhe do të jetë një përforcim për dekadën e ardhshme të Real Madridit. Kujtojmë se skuadra madrilene, këtë verë angazhoi vetëm David Alaba-n dhe Eduardo Kamavinga-n.

Mirëpo mediat në Spanjë, paralajmërojnë se Perez planifikon që të bashkon në sulm, Kilian Mbape-n dhe Erling Halland.

LEXO EDHE:

Back to top button