Andrea Kambiaso, një nga lojtarët më në formë të Juventus këtë sezon, rrezikon të mos luajë për “badhezinjtë” në ndeshjen ndaj Man. Sitit në Ligën e Kampionëve. Anësori i Juventusit, i cili u zëvendësua për shkak të dëmtimit gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kampionatit kundër Bolonjës, pësoi një tendosje të ligamentit kapsulë, në kyçin e këmbës së majtë.
Një dëmtim disi më i lehtë krahasuar me atë që pritej, por që detyron trajnerin Tiago Mota të studiojë një formacion të ri për ndeshjen ndaj “qytetarëve”. Prania e tij duket e vështirë, por jo e pamundur. Siç raportohet në buletinin mjekësor të Juventusit, gjendja e lojtarit dhe kyçi i këmbës së tij do të vlerësohen ditë pas dite. Gjithsesi, nuk ka siguri për kohën e rikuperimit dhe rikthimin e tij në fushë.
Një lajm i mirë vjen nga Daglas Luizin, me mesfushorin brazilian, i cili mungon që nga fundi i tetorit për shkak të një problemi muskulor, u stërvit me grupin të dielën në mëngjes dhe është rikuperuar për Man. Sitin.








