Kamçev i kërkon 1.5 milionë euro nga “Reketi”

Boki 13 dhe Katica Janeva u takuan sërish. Kësaj radhe në Gjykatën Civile. Ata janë paditur nga biznesmeni Orce Kamçev, i cili kërkon kthimin e parave prej 1.5 milionë euro, të cilat sipas aktgjykimit i ka dhënë në rastin “Reket”. Përkundër faktit se në këtë rast është dënuar edhe Zoran Milevski – Kiçeec, shkruan Alsat.

Kamçev ka vendosur që të mos i kërkojë para atij. Boki 13 hodhi poshtë pretendimet e tij dhe thotë se vendimi për “Reketin” nuk ishte i drejtë. Ish-kryetarja e Prokurorisë Publike, Katica Janeva, ka tentuar të dëshmojë në gjykatë se fjalia “Gjithçka do të jetë OK” e publikuar nga një bisedë telefonike është thënë kur Kamçevi është marrë në pyetje si i dëmtuar, e jo si i dyshuar. Procedurën civile e udhëheq gjykatësi Andrej Dimovski, i cili i tha Janevës se nuk ka prova materiale për të se ajo kërkon apo merr para nga Kamçevi. /Aslat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button