Kamçev Vitin e Ri nuk do ta kalojë në Shutkë, por në një spital privat

Gazetar: Lluka Andreev

Gjyakat e Apelit vendimin për lirimin nga paraburgimi të akuzuarin Orce Kamçevit do të mer javën e ardhshme. Kamçev Vitin e Ri nuk do ta kalojë në Shutkë, por në një spital privat. Ai dje është dërguar në spital për shkak të dhimbjeve të barkut me lejen e mjekut të burgut dhe gjykatësit Ilija Trpkov, shkruan Alsat.

Nga Spitali Sistina për Alsat thanë se si spital klinik privat e respektojnë privatësinë e pacientëve të tyre dhe nuk do të komentojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve apo identitetin e tyre.

Mbrojtja e Kamçevit, i cili prej nëntë muajsh është në paraburgim për “Parcelat në Vodno”, u ankua në Gjykatën e Apelit pasi që Gjykata Themelore e refuzoi kërkesën e biznesmenit për t’u mbrojtur me kusht ose për t’i caktuar masën e arrestit shtëpiak. Rasti i paraburgimit të Kamçevit përfundoi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por vendimi nuk ishte në favor të biznesmenit.

Ai akuzohet për pastrim parash në rastin “Parcelat në Vodno”, ndërsa seanca e radhës për këtë rast është caktuar më 14 janar. Në të njëjtin rast akuzohet edhe ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov. Ai pardje doli nga burgu, pasi Apeli i hoqi masën e paraburgimit dhe natën e ndërrimit të motmoteve tashmë do ta kalojë në liri. Mbrojtja e Mijalkovit siguron se ai nuk do të arratiset. Mijalkovit iu pranua garancia prej 11 milionë eurosh në pasuri të patundshme që kishte dhënë për rastin Trezor. Mendim negativ për pranimin e garancisë materiale të Mijallkovit ka dhënë Prokuroria. Prokurori publik i shtetit Ljubomir Joveski në një intervistë për MIA-n, thotë se garancia kryesisht vendoset në para, vlera apo gjësende të tjera me vlerë që, siç thotë ai, lehtë mund të konvertohen në para e jo në pasuri të patundshme.

Duke komentuar rastin “Parcelat në Vodno”, ku akuzohen Kamçevi dhe Mijallkovi, Joveski tha se Prokuroria ka prova relevante për këtë vepër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button