Kamerat e reja në Shkup janë jashtë funksionit, konfigurimi dhe testimi janë duke u zhvilluar

Kamerat e reja janë jashtë funksionit, konfigurimi dhe testimi janë duke u zhvilluar. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.

“Ju informojmë se sistemi “Qytet i sigurt” është në përmirësim të vazhdueshëm. Kamerat e reja që po vendosen në Shkup janë pjesë e projektit “Qyteti i sigurt” që ka për qëllim forcimin e sigurisë në komunikacion dhe pasi të vendosen do të përdoren për dokumentimin e shkeljeve në komunikacion. Kamerat nuk janë ende në funksion. “Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve të nevojshme lidhur me këtë projekt, opinioni do të njoftohet për këtë”, thotë Angelovski.

Janë rreth 100 kamera të vendosura në vendet më të frekuentuara, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Shkupit. Disa kamera janë të drejtuara vetëm në një drejtim, dhe disa mund të rrotullohen plotësisht 360 gradë. Qëllimi i tyre është t’i ofrojnë Ministrisë së Brendshme mbështetje për trajtimin më të lehtë të aksidenteve, zbulimin më të lehtë të atyre që shkelin rregullat, por edhe analizimin e dendësisë së trafikut që do të ndihmojë në vendosjen më të mirë të semaforëve për lëvizje më efikase.

“Në të ardhmen është e nevojshme investimi i vazhdueshëm në këtë pjesë, zgjerimi i saj edhe në qytete të tjera në mbarë vendin, si dhe ndarja e stafit shtesë në mënyrë që kjo njësi organizative të funksionojë pa probleme 24 orë në ditë, sepse është e rëndësi vendimtare për sigurimin e situatës së favorshme të sigurisë”, tha paraprakisht ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

LEXO EDHE:

Back to top button