Kamioni merr përpara disa makina në një autostradë në Britani, disa viktima

Një aksident i rëndë u regjistrua në një autostradë në Britaninë e Madhe, ku një kamion përplasi të gjitha makinat që i dolën përpara duke shkaktuar dhe viktima. Aksidenti ndodhi në aksin që lidh Bradbury me Carville në Durham, përpara se kamioni të shpërthente në flakë.

Forcat e policisë në Durham flasin për disa viktima, pa e saktësuar numrin e tyre. Policia mbylli autostradën për disa orë dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button