Kampionët: Shkëndija sërish me TNS, Drita përball Diferdanzhit, ndërsa Egnatia sfidon Breidablikun

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, në fillim të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve, do të takohet me skuadrën e Nju Sejntsit nga Uellsi.
Me këtë të fundit, skuadra nga Tetova u takue disa vite më parë dhe në takimin e parë shënoi fitore me rezultat 5-0, ndërsa në ndeshjen kthyese u mund me rezultat 0-4. Përballja e parë do të zhvillohet në Uells, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 ose 16 korrik.
Ndërkohë kampionia e Kosovës, skuadra e Dritës do të ndeshjet me ekipin e Diferdanzhit nga Luksemburgu, ndërsa kampionia e Shqipërisë, skuadra e Egnatias, do të përballet me Breidablikun nga Islanda.