Kampioni Buzalkovski, me motoçikletë të re: Qëllimi ynë është që të mbrojmë titullin

Gazetar: Mahir Thaçi

Motoçiklisti Hristian Buzalkovski, me ekipin “Team 71”, prezantuan motoçikletat e reja, më të cilin do të kërkojnë rezultate pozitive në kampionatin e organizuar nga Lidhja Ballkanike e Motoçiklizmit, shkruan Alsat.

https://youtu.be/t7EBE4sG9Zg

Piloti Buzallkovski, beson se do të mbrojë titullin e vitit të kaluar, duke sjell motoçikletat e reja, që kanë karakteristikat e nevojshme për garat e sezonit të ri.

“Momentalisht kemi motoçikleta të reja, të cilat ka specifikacionet e duhura për ne, me të cilët jemi përballur gjatë vitit të kaluar. Gjatë javës së ardhshme do të shkojmë në përgatitjet në Serez të Greqisë dhe shpresojë se do të arrijmë një rezultat të mirë në testet parasezonale dhe të fundit, që të prezantohemi sa më mirë në garat sezonale” , tha Hristijan Buzalkovski, pilot i ’71 Team”.

Buzallkovski potencoi se sivjet do të ketë detyrë më të vështirë në gara, edhe pse qëllimi kryesor mbetet i njëjtë – të mbrohet titulli i sezonit të kaluar.

“Këtë vit do të kemi një detyrë të vështirë, pasi që qëllimi ynë është që të mbrojmë titullin e vitit të kaluar. Jam i përgatitur fizikisht, besoj edhe se edhe motorët do të jenë në gjendje të mirë e të, që ta në shërbejnë gjatë tërë sezonit dhe të prezantohemi sa më mirë që është e mundur” , u shpreh Hristijan Buzalkovski, pilot i ’71 Team”.

Sezoni i ri në garat e motoçiklizmit, do të nisin më 8 prill. Kujtojmë se Buzalkovski, titullin e parë në evropianin e organizuar nga Lidhja Balkanike e Motoçiklizmit, e fitojë në vitin 2018. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button