Kampioni i 100 metrave, pezullohet për 2 vite !

Atleti nga SHBA, Kristian Koleman, kampion i botës në fuqi në garën e 100 metrave në Botërorin e zhvilluar vjet në Doha, është pezulluar 2 vjet nga aktivitetet sportive, pasi që ka shkelur normat antidoping të vendosura nga WADA.

Vendimi i pezullimit 2-vjeçar erdhi për shkak se ai ka munguar në 3 teste antidoping brenda 12 muajsh (janar, prill dhe dhjetor 2019). Tani atleti 24-vjeçar, ka 30 ditë afat për të apeluar vendimin në CAS.

Ky pezullim kaq i gjatë vë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Kolemanit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të shtyra për verën e vitit të ardhshëm. Pezullimi nis nga data 13 maj, ditë kur u pezullua përkohësisht dhe përfundon më 13 maj të vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button