VIDEO / Kampioni i botës në boks, arrestohet në aeroportin e Krakovit

Kampioni absolut i botës në peshat e rënda në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq të gjitha në rrjetet sociale. Boksieri 37-vjeçar planifikoi të fluturonte për në Valencia të Spanjës ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tajson Fjurit (36 vjeç) për ndeshjen në Riad (Arabia Saudite) më 21 dhjetor.

Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Usykun duke u larguar me pranga nga policia.

U desh që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërhynte urgjentisht në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efikase”, shkroi Usyk në “X”, por nuk zbuloi pse u arrestua. Mediat raportojnë se ai ka pasur problem të hipte në fluturimin në të cilin ishte me gruan e tij pas një udhëtimi 14 orësh nga Kievi. Për shkak të pengesës gjuhësore dhe zemërimit dhe reagimit të Usyk, ai u arrestua përfundimisht.

Kujtojmë së Usyk në shtator të vitit 2021, u bë kampion bote në versionet IBF, IBO, VBA dhe VBO dhe në maj të këtij viti fitoi edhe rripin VBC, pasi mposhti Tajson Fjurin dhe u bë kampion i padiskutueshëm i botës.

LEXO EDHE:

Back to top button