Kan Junisi, qendër e luftimeve të ashpra

Kan Junisi, qendër e luftimeve të ashpra

Në Rripin e Gazës, Kan Junisi mbetet ende skena e luftimeve të ashpra, të cilat kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të ikin. Në orët e fundit, komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim për popullatën civile në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku forcat izraelite sulmuan strehimoren e OKB-së. Ndërkohë ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka publikuar shifrat e fundit për numrin e personave të vrarë që nga shpërthimi i konfliktit më 7 tetor. Sipas burimeve, 26,083 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite deri më tani, 183 prej tyre në 24 orët e fundit. Ndërsa 64,487 persona të tjerë janë plagosur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button