Kanada, hoteli i ndërtuar nga akulli

“Hotel de Glace” ndodhet në Kanada dhe është i ndërtuar i gjithë nga akulli. Pritja ndoshta nuk është aq e ngrohtë për vizitorët, por e sigurt se eksperienca që ata kalojnë aty është e paharrueshme. Hoteli rindërtohet çdo vit, ndërsa këtë dimër përfshin një sallë madhështore, një kishëz, ku çiftet edhe mund të martohen, 15 suita, si dhe 6 dhoma. Këtë vit, në brendësi hoteli ju lejon një “udhëtim në një botë surrealiste”, me skulptura të mëdha që ju lejojnë të përjetoni një iluzion të jashtëzakonshëm optik. Hoteli, gati 3 mijë metra katrorë, nisi të ndërtohej në dhjetor. Rreth 50 persona punuan 6 javë për ta përfunduar atë.

LEXO EDHE:

Back to top button