Kanada, një avion bën ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë
Kanada, një avion bën ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë

Një avion i Air India me destinacion Çikagon bëri një ulje emergjente në veri të Kanadasë pas një alarmi për bombë, i cili rezultoi i rremë. Ekuipazhi dhe 211 pasagjerët në bord zbarkuan në aeroportin e Iqaluit.
Disa linja ajrore indiane kanë qenë viktima të një numri të caktuar kërcënimesh në ditët e fundit. Dje, një fluturim nga Mumbai në Nju Jork u devijua në Nju Delhi pas një alarmi të rremë.
Ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në dy fluturime të tjera të kompanive indiane.