Kanadaja deri në fund të 2021 planifikon të ndalojë prodhimet e plastikës për një përdorim

Kanadaja ka prezantuar planin e saj që të ndalojë plastikat e dëmshme njëpërdorimëshe deri në fund të vitit 2021, transmeton Anadolu.

“Kjo masë erdhi me qëllim të adresimit të ndotjes plastike dhe për të arritur qëllimin e vendit për mbeturina zero të plastikës deri në vitin 2030”, tha ministri i Mjedisit, Jonathan Wilkinson të mërkurën në një konferencë për media.

“Ndotja plastike kërcënon mjedisin tonë natyror. Ajo mbush lumenjtë ose liqenet tona dhe veçanërisht oqeanet tona, duke mbytur kafshët e egra që jetojnë atje”, tha Wilkinson. “Kanadezët shohin ndikimin që ka ndotja nga bregu në breg deri në bregdet”, tha ai.

Ndalimi përfshin qeset plastike ushqimore, fyshtat, shkopinj plastike për përzierje, unaza me gjashtë pako, takëm dhe komplete ushqimore.

Qeveria e kryeministrit, Justin Trudeau lëshoi gjithashtu një letër diskutimi që kërkon reagimin e publikut për këtë çështje.

Plani për ndalimin e të gjitha plastikave njëpërdorimëshe u shpreh së pari nga Trudeau vitin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button