Kanadaja, kampione e botës në hokej

Kombëtarja e Kanada-s në hokej, është kampion bote, pasi që në finale të Kampionatit të botës, mundi Finlandën me 3-2, pas kohës shtesë. Fituesi u vendos në vazhdimin e fundit, ndërsa hero i kombëtares së Kanada-s ishte Nik Poll, i cili shënoi golin e “artë” për të marë trofeun.
Nick Paul with the Golden Goal for @hockeycanada!!! 🇨🇦🚨 #FINCAN #IIHFWorlds pic.twitter.com/YUhhRx7Rl7
— IIHF (@IIHFHockey) June 6, 2021
Ndërkohë medaljen e bronzit e arkëtoi kombëtarja e SHBA-së, e cila në “finalen e vogël”, mundi Gjermaninë me rezultat bindës 6-1.