Kanaderët së shpejti nuk do të ketë kush t’i drejtojë
Kanaderët së shpejti nuk do të ketë kush t’i drejtojë

Gazetar: Miki Trajkovski
Tre kanaderë që në funksion u vunë këtë verë që nga viti 2014, mund të mos fluturojnë sërish. Disa nga pilotët janë gati të dalin në pension, shkruan Alsat.
Tani do të kërkohet staf shtesë nga Qeveria. Çdo kanader, sipas rregulloreve evropiane, duhet të ketë të paktën tre pilotë.
Por drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Bekim Maksuti, nuk thotë se sa pilotë të tjerë u duhen.
“Kam dorëzuar informacion në Qeveri. Po, në të ardhmen do të na duhet kuadër shtesë. Së shpejti do të kemi konkurse në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, me të cilat do të duhet t’i përmbushim vendet e zbrazëta. Për shkak të pensionimit u larguan një pjesë e stafit”, tha Bekim Maksuti – Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Nëse nuk ka staf të mjaftueshëm, atëherë kanaderët nuk mund të jenë plotësisht funksional sepse, sipas rregulloreve ndërkombëtare për këtë lloj avioni, një pilot guxon të fluturojë maksimum 6 orë gjatë ditës. Një problem tjetër është mospasja e parave të mjaftueshme, thotë Maksuti. Aktualisht, buxheti është rreth 5 milionë euro.
“Nëse e shohim çka ndodh rreth nesh, gjithkund në botë, buxhetin që e ndajmë mendoj se nuk është i mjaftueshëm”, u shpreh Bekim Maksuti – Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Disa nga vendet fqinje nuk kanë kanaderë, siç janë Shqipëria, Bullgaria, Serbia. Sa iu përket zjarreve aktuale tek ne nga Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftuan se një ditë më parë ka pasur 19 zjarre në ambient të hapur, dhe se të gjithë u shuan.
Ndërkohë një zjarr i madh gjatë ditës shpërtheu në kufirin me Greqinë midis Bogdancit dhe Dojranit, me çrast shpërthyen të paktën 4 granata nga Lufta e Parë Botërore./ Alsat.mk