Kandidatët e mundshëm për stolin e Los Anxhelos Lejkers

Pas shkarkimit të trajnerit Frank Vogel, skuadra e Los Anxhelos Lejkers është ende në kërkim të një drejtuesi për sezonin e ri në NBA. Trajneri aktual i Toronto Raptors, Nik Nurs, ka dalë nga gara.

“Nuk e di nga kanë dalë zërat se unë do të jem trajneri i Lejkersave. Jam trajner i Toronto dhe jam përqendruar te kjo detyrë,” ka thënë Nurs.

Nga skuadra kaliforniane ka një heshtje totale në lidhje me këtë drejtim, duke u përpjekur të gjejnë një emër që do të jetë në gjendje të rikthejë ekipin në majë. LeBron Xhejms dhe Entoni Dejvis do të jenë dy emrat mbi të cilat do të ndërtohet skuadra e re, që do të ketë edhe mjaft të rinj të talentuar e të etur për fitore.

Endrra e drejtuesve të Lejkersit është trajneri i Filadelfia-s, Dok Rivers, që është ende në garë për titullin kampion këtë sezon. Një tjetër kandidat është Kuiin Snajder, që prej 8 sezonesh drejton ekipin e Juta Xhaz. Një emër surprizë është Mark Xhekson, që në 8 vitet e fundit ka bërë detyrën e gazetarit të ndeshjeve të NBA-së, që kur u largua nga stoli i Golden Stejtit.

I vetmi emër për të cilët Lakers janë interesuar zyrtarisht është ai i Darvin Ham, që aktualisht mban pozicionin e zv.trajnerit te skuadra e Milluokit.

Ai ka nisur karrierën e trajnerit në vitin 2011 pikërisht si asistent në stolin e Lejkersit, që kanë kërkuar leje për të biseduar me të. Një emër pak i njohur, por për 48-vjeçarin Ham, flitet mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button