Kandidaturat për zgjedhjet lokale, vetëm 8.4% janë gra

Vetëm 8,4% e kandidaturave për kryetarë të komunave, në këto zgjedhje lokale janë të gjinisë femërore. Numri i grave të cilat garojnë në këto zgjedhje është shumë I ulët, thonë nga Instituti për lidership dhe politika publike. Sipas këtij instituti përqindja e përfaqësimit gjinor e cila duhet të jetë 30 as nuk përafrohet me të dhënat zyrtare të të gjithë kandidaturave në vend. I kënaqshëm paraqitet numri I kandidateve femra për anëtarë në këshillat komunal, i cili sipas të dhënave të KSHZ-së është 10.500 kandidate femra apo 45% e të gjitha kandidaturave në nivel shteti.

“Realisht përfaqësimi i gruas në vendimmarrje nuk është as për së afërmi me këtë përqindje që nevojitet. Komuna të ndryshme kanë përqindje të ndryshme por është shqetësues edhe vetë fakti i kandidaturave të reja që vijnë nga gratë për kryetare të komunës në këto zgjedhje, ku nga numri i përgjithshëm i kandidatëve për vetëm afër 8% janë kandidate gra kështu që le shumë për të dëshiruar”, deklaroi Pranvera Kasami, Instituti për lidership dhe politika publike./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button