“Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe kam besim se mund ta ndryshojmë situatën”

Me kthimin në Milano, skuadra ka rinisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e së dielës.  Me të zbarkuar në aeroportin e Linates, holandezi Tizhani Reijnders vijon të jetë një zë komunikues në skuadër dhe me mediat.

“Para golit ne nuk ishim në gjendje të ndiqnim strategjinë tonë. Filluam mjaft mirë, disa mundësi të vogla, por më pas ramë shumë poshtë, duke i lënë ata të luajnë në korsi. Pas golit që pësuam filluam të luajmë siç dimë dhe duam, por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim”.

 

Sidoqoftë, mesfushori nuk i ka humbur shpresat në Champions ku kuqezinjtë i presin pesë rivale brenda mundësive dhe e vetmja ndeshje e fortë që u ka mbetur është ajo e Madridit kundër Realit.

 

“Të gjithë e dimë në një nivel taktik se çfarë duam dhe si duam të luajmë. Në Leverkusen luajtëm mirë, thjesht nuk mundëm të shënonim. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje dhe kam besim se mund ta ndryshojmë situatën. Ne jemi Milani dhe duhet të mbetemi në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Reijnders.

LEXO EDHE:

Back to top button