Kane pritet të qëndrojë këtë sezon te Tottenham

Sulmuesi anglez Harry Kane pritet t’i jep fund sagës së tij të transferimit, ku kërkonte një klub më të mirë se Tottenham me kapacitete për të luftuar për trofe, raporton “Daily Mail”.
Kapiteni i Anglisë mbetet prioriteti kryesor i Manchester Cityt për këtë verë, ku edhe kanë bërë një ofertë në regjionin e 130 milionë eurove, e cila ishte refuzuar menjëherë nga krerët e Tottenham.
Presidenti i Tottenham Daniel Levy e ka ritheksuar dhe e ka bërë të qartë që klubi nuk do ta shesë Kane këtë verë, pavarësisht ofertave të majme për të.
Manchester City është duke e kërkuar me ngulm yllin anglez, por nëse dështon pista e Kane, Pep Guardiola spekulohet se do të tentojë të nënshkruajë me yllin Cristiano Ronaldo.