“Kanë sulmues shumë të shpejtë në krah, ndaj duhet të bëjmë kujdes”

Përkundër pritshmërive, Alesandro Buonxhiorno nuk u aktivizua asnjë minutë në sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa gjasat janë që të marrë një fanellë titullari për sfidën e radhës, atë ndaj Spanjës.

Mbrojtësi i Torinos ka folur për median italiane, ku është përpjekur të analizojë përballjen me “Furia Roja”, teksa ndër të tjera ka theksuar se skuadra duhet të luajë e ngjeshur dhe të mos lejojë duelet një kundër një.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ku duhet të tregohemi të zotët të ruajmë kontrollin e topit edhe në momentet e presingut të lartë të tyre. Kur të ketë topin kundërshtari, duhet të dublohemi dhe të jemi të ngjeshur, në mënyrë që të mos lejojmë duelet një kundër një në fushë të hapur, pasi kështu mund të na bëjnë dëm. Kanë sulmues shumë të shpejtë në krah, ndaj duhet të bëjmë kujdes”, u shpreh mbrojtësi.

Duke u rikthyer te sfida e fituar 2-1 ndaj Shqipërisë, Buongiorno u shpreh se ka mbetur i kënaqur me reagimin e skuadrës dhe mënyrën si ka interpretuar ndeshjen në fushë, duke zgjedhur kohën e duhur të organizimit të manovrës sulmuese, por edhe të presingut të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button