Kanselo: Portugalia, favorite për ta fituar Kampionatin Europian

Zhoao Kanselo foli në zonën miks, pas fitores dërrmuese të Portugalisë kundër Bosnjës.

“Ne e dimë se në Kampionatin Europian do të ketë ekipe të mëdha si Franca, Holanda, Spanja. Mendoj se kemi një skuadër në nivelin e tyre, por duhet të përmirësohemi në disa gjëra. Ne duhet të kërkojmë gjithmonë përsosmërinë, e cila është e pamundur në futboll, por përpiqemi, sepse e dimë që kemi lojtarë me cilësi të madhe. Të gjithë luajmë për klube të mëdha dhe kemi detyrimin ta konsiderojmë veten si favoritë”.

 

A po mendon tashmë Portugalia për finalet e Kampionatit Europian?

 

“Ne e dimë që tashmë e kemi të garantuar kualifikimin, por duhet të qëndrojmë të fokusuar. Në nëntor kemi dy ndeshje për t’i fituar. Vetëm duke fituar do të arrijmë me besim në fazën finale të Kampionatit Europian”.

 

Në kombëtare, Kanselo ndihet gjithnjë e më shumë si mbrojtës i majtë.

 

“Unë jam këtu për të ndihmuar Portugalinë, ndihem mirë si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Kur isha i vogël, te Benfika kam luajtur tashmë në atë pozicion, edhe te Man. Siti disa herë. Mundohem të përshtatem me atë që kërkon trajneri nga unë, gjithmonë për të mirën e ekipit,” tha mes tjerash Kanselo.

LEXO EDHE:

Back to top button