Kanye West dëshiron të marrë pjesë në gjyqin e Diddy që të shfaq përkrahje
Kanye West dëshiron të marrë pjesë në gjyqin e Diddy që të shfaq përkrahje

Kanye West ka qenë në kontakt me familjen e Sean “Diddy” Combs lidhur me mundësinë për të marrë pjesë në gjyqin penal në vazhdim ndaj Combs për të treguar mbështetjen e tij, sipas CNN.
Një burim pranë Combs i tha CNN se West, i cili njihet tani si Ye, ndodhet aktualisht në qytetin e New York. Ai nuk mori pjesë në seancën gjyqësore të së enjtes, por dëshiron të marrë pjesë për të treguar mbështetjen për Combs, tha burimi, duke shtuar se West ka qenë në kontakt me djalin e Combs, Christian “King” Combs, për të marrë pjesë në gjyq me familjen Combs.
Djemtë e Combs kanë qenë të pranishëm në gjykatë për pjesën më të madhe të gjyqit.
Christian Combs dhe West aktualisht po punojnë së bashku në projekte muzikore, shtoi burimi.
Personi i afërt me Combs theksoi se West mund të marrë pjesë kur të nisë paraqitja e mbrojtjes. Prokurorët në çështje kanë deklaruar se pritet ta përfundojnë paraqitjen e tyre javën që vjen, çka nënkupton se mbrojtja mund të fillojë së shpejti me thirrjen e dëshmitarëve të saj.
West, i cili është dënuar gjerësisht dhe është braktisur nga shumica e përfaqësuesve dhe partnerëve të tij të biznesit për shkak të deklaratave të tij të përsëritura antisemite dhe polemikave të tjera vitet e fundit, ka shprehur mbështetje publike për Combs që kur ai është ndaluar në pritje të gjyqit. West është një nga pak figurat publike që ka treguar mbështetje për producentin e njohur muzikor, i cili është akuzuar për sulm seksual apo sjellje të tjera të papërshtatshme në më shumë se 60 raste civile dhe është në gjyq në gjykatën federale për akuza penale që përfshijnë trafikim seksual, komplot për zhvatje dhe transportim për të kryer prostitucion.
Combs ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar pafajësi për akuzat.
West ka postuar mesazhe në rrjetet sociale duke kërkuar lirimin e Combs para gjyqit të tij.
Në mars, West publikoi një këngë që përfshinte një bisedë telefonike të regjistruar nga burgu mes tij dhe Combs. Kjo këngë gjithashtu përfshin Christian Combs dhe vajzën që West ka me Kim Kardashian.
Në shkurt, West shkaktoi zemërim për shitjen e fanellave me simbolin e svastikës, të cilat i promovoi në një reklamë gjatë Super Bowl-it. Mbështetja e tij për Combs në rrjetet sociale përkohti me valën e kritikave që shpërtheu për postimet e tij antisemitë në të njëjtën periudhë.
Një përfaqësues i Combs dhe djalit të tij, Christian, refuzoi të komentojë. West nuk njihet të punojë aktualisht me ndonjë përfaqësues të marrëdhënieve me publikun dhe CNN nuk arriti ta kontaktojë atë.