Kanye West dhe Bianca presin radhën për qebap te “Mustafai” në Berlin
Kanye West dhe Bianca presin radhën për qebap te “Mustafai” në Berlin

Shpallja “non grata” nga operatori turistik “Venezia Turismo”, pasi u fotografuan duke bërë seks oral në një prej varkave në kanalin e qytetit italian, duket se nuk i ka ndikuar aspak Kanye West dhe bashkëshorten e tij Bianca Censori.
As fyerjet dhe inati që kanë ndezur në mesin e italianëve për stilin e veshjes ku Bianca ekspozon format e saj në rrugë, nuk kanë qenë motiv për reflektim.
Kjo pasi modelja 28-vjeçare dhe reperi amerikan kanë vazhduar të shfaqen po me të njëjtat veshje provokuese, këtë herë në rrugët e Berlinit.
Ata janë fotografuar nga paparacët duke pritur në radhë para një dyqani qebapësh në kryeqytetin gjerman, me Bianca Censorin që me veshjen transparente ekspozon të gjitha asetet e saj.
Ndërkohë, Kanye e kishte gjatë gjithë kohës fytyrën të mbuluar në stilin e kapakut, me një copë pëlhure të zezë ndërsa nuk mbante veshur atlete por vetëm çorape të zeza, siç edhe është bërë e zakonshme në daljet e tij të fundit në publik.
Më vonë dyshja, që shoqërohej nga një anëtare e stafit të tyre u ulën në një stol publik për të konsumuar ushqimin të blerë në një dyqan i njohur për këtë lloj ushqimi tradicional turk në kryeqytetin e Gjermanisë.