VIDEO / Kaos në sfidën Boka Juniors – Gimnasia, raportohet për viktima

Pas skenave kaotike në Indonezi pesë ditë më parë, trazirat e reja të fansave kanë tronditur botën. Këtë herë ndodhi në Argjentinë, ku mbrëmjen e së enjtes u anulua ndeshja mes Gimnasia dhe Bocka e vlefshme për javën e 23-të.

Të paktën një person ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje të ashpër mes tifozëve dhe policisë. Trazirat e tifozëve kanë ndodhur para stadiumit sapo ka nisur ndeshja. Përleshja është përhapur në terren dhe më pas ka ndërhyrë policia.

 

Fans of Gimnasia de La Plata jump into the field during a local tournament match between Gimnasia de La Plata and Boca Juniors in La Plata, Argentina, Thursday, Oct. 6, 2022. The match was suspended after tear gas thrown by the police outside the stadium wafted inside affecting the players as well as fans who fled to the field to avoid its effects. (AP Photo/Gustavo Garello)

 

Gjyqtari Herman Mastrangelo vendosi të ndërpresë ndeshjen në minutën e nëntë dhe policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar trazirat.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se oficerët thanë se ishte përdorur gaz lotsjellës për shkak të mungesës së sigurisë për të kontrolluar situatën. Një person ka mbetur i vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.

 

 

Kaosi u krijua pasi tifozët e Gimnasia u përpoqën të futeshin me forcë në stadiumin e stërmbushur dhe këta tifozë ishin më në numër sesa u ishte lejuar.

Mediat argjentinase raportuan se policia qëlloi kameramanin e mediumit “TyC Sports”, Fernando Rivera, ndërsa ai po filmonte njerëzit duke hedhur gaz lotsjellës.

 

“Fatkeqësisht, të paktën një person ka vdekur”, tha ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Sergio Berni.

 

Tifozja vdiq pas një problemi në zemër, e gjithë kjo pasi u hodh gaz lotsjellës në fushë. Tifozët në panik u përpoqën të gjenin një dalje nga stadiumi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button