Kaos në spitalet franceze, parashikohen mbi 100 transferime pacientësh

Një vit pas vdekjeve të para nga COVID-19 në Europë, epidemia po vazhdon sërish, me Italinë që ka rimbyllur pjesën më të madhe të territorit të saj, ndërsa, në Francë, kryeministri Jean Castex përmendi një situatë spitalore jashtëzakonisht të tensionuar në Ile-de-France, sipas raportimeve nga e përditshmja franceze “Les Echos”.Presioni mbi sistemin shëndetësor vazhdon të rritet, me 24 989 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 të dielën ose 318 më shumë se të shtunën, si edhe 4 127 pacientë të trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv, 57 më shumë se një ditë më parë.
“Qeveria ka në plan të kryejë qindra evakuime mjekësore nga Ile-de-France javën e ardhshme. Situata është e tensionuar në spitalet e Ile-de-France dhe këto transferime të pacientëve janë thelbësore”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, që fillimisht iu referua atyre me “disa dhjetra”.

Tre pacientët e parë Covid-19 në kujdes intensiv u transferuan me helikopter të Shtunën në spitalet në perëndim të vendit.
“Unë mendoj se nuk do të mund t’i shmangim masat kufizuese në ditët në vijim”, tha presidentja e rajonit Ile-de-France, Valérie Pécresse, në “Journal du Dimanche”.
“Nëse situata shëndetësore e kërkon, nëse masat shtrënguese shtesë janë të nevojshme për të shmangur ngopjen e kapaciteteve spitalore dhe për të shpëtuar jetë, unë nuk do t’i kundërshtoj ato, nëse këto masa janë të justifikuara dhe proporcionale”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button