Kaos në stërvitjen e Inter Majamit, ndërtohen tribuna shtesë

Mbërritja e Leo Messit tek Inter Majami është shndërruar në fenomen mediatik. Dëshmi për këtë është kaosi që shpërtheu këtë të mërkurë për shkak se shumë gazetarëve donin të shihnin stërvitjen e ekipit të MLS-së, pavarësisht se argjentinasi nuk është prezantuar ende zyrtarisht, gjë që do të ndodhë të dielën, më 16 korrik.
Gjatë seancës stërvitore të Inter Majamit këtë të mërkurë, u shfaqën aq shumë pjesëtarë të medies për ta parë atë, saqë bordi i skuadrës u detyrua të ndërtonte dy tribuna shtesë për gazetarët.
Leo Mesi mësohet se është paraqitur në mëngjes për të kryer ekzaminimet mjekësore, por në 15 minutat e stërvitjes së hapur për shtypin, “Pleshti” nuk ka qenë i pranishëm.