Kaos te Ajaksi, menaxhmenti nuk ka koordinim me trajnerin!?

I katërmbëdhjeti në ligën e Holandës, , jashtë Ligës së Kampionëve, dhe duke pasur fillimin më të keq të një sezoni që nga viti 1964, ka bërë që tifozët e Ajaksit të ngrihen në këmbë dhe të demolojnë gjithçka të klubit. Drejtori sportiv është detyruar të japë dorëheqjen për shkak të presionit të ultrasve të dhe nga posti është larguar edhe kryetarja e Bordit Drejtues, Erlinga.

Trajneri, Steijn, mund të jetë i pari që do ta bëjë këtë nëse nuk fiton skuadra në ndeshjen e ardhshme. Kriza institucionale e ka prekur drejtorin sportiv, Sven Mislintat, pak më shumë se 100 ditë pas mbërritjes së tij. Marrëdhënia me trajnerin nuk ishte më e mira dhe këtë e dëshmuan edhe deklaratat e këtij të fundit në ditët e para.

“Ne paraqitëm idetë tona, por Mislintat ka marrë vendime të ndryshme,” ka thënë trajneri Steijn.

Shtatë nga dymbëdhjetë nënshkrimet që mbërritën gjatë verës mbetën në stol në ndeshjen e fundit, gjë për të cilën tregon se menaxhmenti nuk ka koordinim me trajnerin. Jurrien Timber, Mohammed Kudus dhe Edson Álvarez u larguan nga klubi dhe të ardhurit ishin kryesisht futbollistë të rinj, të panjohur dhe pa përvojë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button