Kaos te “Djajtë e Kuq”, përplasje mes Ten Hag dhe Martial

Man. Junajted është në një tjetër sezon për t’u harruar. Në Ligën e Kampionëve vetëm teoria i çon në fazën eliminatore dhe në Ligën Premier janë vetëm të shtati. Në vizitën e së shtunës te Njukaswll , ata humbën 1-0 dhe duke pasur parasysh lojën e treguar, duhet të jenë të lumtur që u mposhtën minimalisht. Mediat angleze shkruajnë se gjatë ndeshjes ka pasur një debat mes trajnerit Eric ten Hag dhe Entoni Martial.

Trajneri holandez u çmend me francezin në mesin e pjesës së parë pasi sulmuesi nuk u kthye në mbrojtje dhe në minutën e 60-të në vend të tij hyri Rasmus Hojlund. Francezi është i tërbuar që u desh të largohej dhe as nuk e shikoi Ten Hagun në rrugën e tij drejt bankinës. Pak më vonë, në një emision, legjenda e Juanjtedit, Roj Kin e ktheu vëmendjen te Martial.

“Ne e falim Martialin sepse ai shënon një gol çdo 14 vjet. Unë do të them vetëm një gjë. Nëse Njukaswll na vë nën presion, më mirë të merrni topin, të ndihmoni ekipin të ngrihet dhe të marrë pak hapësirë”, ka thënë legjenda e Junajtedit.

 

“Çfarë bëri Martial? Ai preku topin dhe e dorëzoi lehtë. Junajtedi u përpoq ta shpëtonte prej tij disa vjet më parë. Një ekip gjykohet nga mënyra se si ai luan në ndeshjet e mëdha. Nëse Martial nuk është i aftë për këtë, atëherë ndoshta ai nuk duhet të jetë lojtar I Junajtedit,” shtoi Kin për “Sky Sports”.

LEXO EDHE:

Back to top button