Kaos te Reali, Alonso largon një futbollist nga stërvitja e fundit

Trajneri spanjoll Çabi Alonso ka vendosur rregullat e tij në dhomën e zhveshjes së Real Madridit që kur iu bashkua gjigantëve, duke u dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij se nuk do të tolerojë sjellje të papërshtatshme.

Mediat shkruajnë se gjatë njërës prej seancave të fundit stërvitore, Antonio Rudiger dhe Vinicius Zhunior u grindën, dhe gjithçka filloi pas një fillimi të ashpër nga mbrojtësi gjerman, gjë që çoi në kaos në seancën stërvitore.

Alonso reagoi dhunshëm ndaj gjithë situatës dhe vendosi ta përjashtonte menjëherë Rudigerin nga stërvitja, në mënyrë që tensionet të qetësoheshin dhe të tjerët të mund të vazhdonin stërvitjen.

LEXO EDHE:

Back to top button