Kapen 1.4 milion euro në aeroportin ndërkombëtar të Munichut
Kapen 1.4 milion euro në aeroportin ndërkombëtar të Munichut

Gjatë kontrollit të sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Munichut, doganierët zbuluan një valixhe plot me para, e cila ishte në pronësi të një gjermani me origjinë iraniane.
Sipas autoriteteve, pasagjeri 43-vjeçar dorëzoi bagazhin përpara fluturimit për në Stamboll dhe më pas u përpoq të hipte në aeroplan.
Gjithçka filloi pasi valixhe e kuqe kaloi një ekzaminim me rreze X, pas së cilës u njoftuan doganierët.
Sapo u hap, në të u gjet një grumbull parash, më saktë 1.4 milion euro!
“Kur largoheni nga një shtet jashtë Bashkimit Evropian duhet të raportohen të gjitha shumat mbi 10 mijë euro”, tha zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Doganor.
Autoritetet e dinin identitetin e pasagjerit dhe më pas e ndaluan, raporton revista fenixmagazin.de.
Me kërkesë të prokurorit publik është urdhëruar konfiskimi i parave, si dhe dy telefonave celularë në pronësi të 43-vjeçarit. Policia dyshon se bëhet fjalë për një tentativë për pastrim parash.
Më pas është kontrolluar edhe banesa e tij, ku janë gjetur më shumë para dhe një makinë numërimi.