Kapen 56 kilogramë drogë për një vit, ja në cilat vende

Për nëntë muaj në vitin 2021 në rajonin e Tetovës nga autorët e veprave penale janë zbuluar dhe konfiskuar gjithsej 56,5 kilogramë drogë – marijuhanë, heroinë, hashash dhe lloje të tjera, tregon analiza statistikore e të dhënave në policinë e Tetovës. Me ç’rast SPB Tetovë në rajonin e Tetovës shënoi 48 vepra penale nga fusha e tregtisë së palejuar me drogë.
“Veprat e zbuluara janë për 25 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Këto vepra penale tërësisht janë pastruar dhe rrumbullakuar me 40 padi penale të dorëzuara te Prokuroritë Themelore në Tetovë dhe Gostivar. Në këto vepra penale të përfshira me padi penale gjithsej janë involvuar 55 autorë, të moshave të ndryshme, në numrin më të madh meshkuj”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.