Kapen 80 emigrant ilegal, arrestohet 20-vjeçari nga Vizbegu i Shkupit


Dje rreth orës 09:30 në rrugën rajonale Negotinë-Gratsko policia ka ndaluar makinën transportuese të tipit “Mercedes 911” me targa të Shkupit.

Pas ndalimit shoferi ka tentuar të arratiset, por pa sukses pasi pas pak çastesh është kapur nga policia. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin A.F. nga Vizbegu i Shkupit.

Gjatë kontrollit të automjetit policia ka kapur 80 emigrantë ilegal, respektivisht 79 nga Pakistani dhe një nga Eritreja.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, policia ka kryer hetime në vendngjarje ndërsa tashmë është ngritur padi kundër 20 vjeçarit A.F. për shkelje të nenit 418-6 alinea 4 dhe 2 nga Kodi Penal.

Emigrantët janë transferuar në qrndrën “Vinojug” në Gjevgjeli.

LEXO EDHE:

Back to top button