Kapen lëndë narkotike në banesën e një 54-vjeçare nga Shkupi
Kapen lëndë narkotike në banesën e një 54-vjeçare nga Shkupi

Mbi 140 pako me drogë janë gjetur gjatë kontrollit në banesën e 54-vjeçares nga Shkupi (R.XH.), njofton Ministria për Punë të Brendshme.
Sipas këtij dikaseteri gjatë kontrollit janë gjetur: 73 pako me marijuanë, 56 pako me lëndë pluhuri kafe, 13 pako me lëndë pluhuri të bardhë, 14 tableta, një qese e madhe me lëndë pluhuri kafe dhe para në prerje të ndryshme me vlerë të përgjithshme prej 9060 euro dhe 14100 denarë.
“R.XH. është ndaluar së bashku me M.A. (37) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ndaj saj është dorëzuar kallëzim penal, ndërkohë gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.