Kapen tre të arratisur nga Burgu i Idrizovës

Kapen tre të arratisur nga Burgu i Idrizovës

Tre të burgosurit të cilët janë arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Idrziovës janë arrestuar pasditen e sotme.

Ata janë vërejtur në fshatin Lisicë e Poshtme me veturën “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, të cilët nuk janë ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë dhe kanë vazhduar lëvizjen në drejtim të fshatit Jurumleri, por shumë shpejt janë kapur dhe të privuar nga liria.

Të tre ishin nga fshati Studeniçan i Shkupit. I.J. u dënua me gjithsej 11 vjet burg për krime të kryera nga neni 215, neni 418-b dhe neni 144 i Kodit Penal, dhe kishte pesë vjet e tre muaj për të vuajtur.
E.D. u dënua me shtatë vjet burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe duhej të vuante 18 muaj dënim.

Ndërkaq, M.R. ishte i dënuar me tetë vjet e tre muaj burg për krime të kryera nga neni 215 dhe neni 418-b i Kodit Penal dhe duhet të vuante edhe tre vjet të dënimit.

Ata janë dërguar në IEVP për pjesën e mbetur të dënimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button