Kapet sasi rekord kokaine në Gjermani dhe Belgjikë

Autoritetet doganore në Gjermani dhe Belgjikë kanë kapur një sasi rekord prej më shumë se 23 ton kokainë që kishte si destinacion Holandën.

Sipas BBC, zyrtarët gjermanë zbuluan 16 ton të drogës në pesë kontejnerë transportues që kishin mbërritur në portin e Hamburgut nga Paraguai në fillim të këtij muaji.

Pas sinjalizimit nga policia holandeze, 7.2 ton kokainë u kapën në portin belg të Antwerpen. Zyrtarët në Gjermani thanë se kokaina kishte një vlerë prej miliarda eurosh.

Në Antwerp, droga  ishte fshehur në një enë të mbushur me blloqe druri nga Panama. Ndërkohë, kokaina e gjetur në qytetin verior gjerman të Hamburgut ishte fshehur në kuti teneqeje me stuko për ndërtim, të cilat kishin hyrë në Evropë me një anije kontejnerësh nga Paraguai.

LEXO EDHE:

Back to top button