Kapiteni i Gjermanisë: Kemi shumë cilësi në ekip dhe potencial të shkëlqyer

Ilkaj Gundogan, kapiteni i Gjermanisë, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të “UEFA”-s për nisjen e “Euro 2024”. 33-vjeçari që luan me Barcelonën pret një paraqitje të mirë në turneun e shtëpisë.

“Ne kemi besim te skuadra jonë. Jemi të pajisur mirë, kemi shumë cilësi në ekip dhe potencial të shkëlqyer. Tani ne duhet vetëm të marrim një rezultat në këtë event. Në turnetë e fundit nuk ia kemi dalë mbanë të triumfojmë”, tha Gundogan.

 

“Shpresojmë që këtë herë të mund të shkojmë më tej falë edhe ndihmës së publikut tonë të ngrohtë. E dimë se fillimisht duhet të fitojmë besimin e tifozëve tanë, duke luajtur mirë në fushë. Nëse mund ta bëjmë këtë, unë mendoj se do të shkojmë një rrugë të gjatë”, u shpreh kapiteni i Gjermanisë.

 

Ai dha një koment edhe faktin se do të jetë kapiten në Kampionatin Europian që organizohet në shtëpi.

 

“Është një nder dhe privilegj i madh të jesh kapiten. Kam pasur shumë eksperienca në karrierën time, shumë momente të mira por edhe shumë të vështira. E di se çfarë duhet për të fituar në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se populli gjerman, jo vetëm tifozët, meritojnë të fitojnë diçka”, tha Gundogan.

LEXO EDHE:

Back to top button