Kapiteni nuk vazhdon kontratën, mund të largohet pa dëmshpërblim

Sipas “Corriere dello Sport”, Davide Kalabria rrezikon të jetë lojtari i tretë që i jep fund përvojës së tij në Milan me shiritin e kapitenit pas Xhanluixhi Donarumës në 2021 dhe Alesio Romanjolit në 2022. Situata është mjaft e bllokuar dhe fishkëllimat shurdhuese në “San Siro” të shtunën kundër Torinos janë pjesërisht provë e kësaj teze.

Kontrata që skadon në vitin 2025 ka shtuar fërkimet e fundit me milanistët, të cilët duket se nuk e tolerojnë këtë shtytje dhe tërheqje që po ndodh mes Milanit dhe Kalabrias, që në çdo rast po punojnë për të gjetur një akord dhe për të zgjidhur problemin.

Ardhja e Emerson Rojalit do ta largonte edhe më shumë kapitenin, të cilit sipas të përditshmes, mund t’i tregohet dera në verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button