Kapitenia e Kosovës ndal dominimin 11 vjeçar të Volsburgut në Kupën e Gjermanisë

Skuadra e Volfsburgut në konkurencën e femrave, e ka fituar rregullisht Kupën e Gjermanisë, që nga viti 2015. Por kjo seri përfundon këtë edicion.

Volfsburgu u ndal të mërkurën në çerekfinale të garës për Kupën e Gjermanisë duke humbur përballjen me rezultat minimal 1:0 nga Hofenheimi.

Golin që ia shkaktoi Volfsburgut humbjen e parë, pas gati 11 vjetësh në garën për Kupën e Gjermanisë, është vepër e kapitenes së Kosovës, Erëleta Memeti.Falë golit të Memetit, Hofenheimi u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës dhe i dha fund dominimit të madh të Volfsburgut.

LEXO EDHE:

Back to top button