Karager: Gaboi Haaland, Siti është bërë skuadër më e vogël

Xhemi Karager, ish-futbollit i Liverpullit deri në vitin 2013, tashmë opinionist në studiot televizive në Angli, ka deklauar se Erling Haaland ndoshta ka bërë zgjedhjen e gabuar duke iu bashkuar Man. Sitit. Debati u ndez pasi Siti pësoi humbjen e tretë radhazi jashtë fushe nga Totenhami.

Karagher argumentoi se Siti është bërë një “skuadër më e vogël” këtë sezon pas ardhjes së një numri 9 të njohur si Haaland, edhe pse ai ka shënuar 31 gola në vetëm 28 ndeshje në të gjitha garat. Karager theksoi se vet Haalandi ka shënuar 25 gola në Premier Ligw, ndwrsa Siti ka shënuar të njëjtin numër sa kishte në këtë fazë të sezonit të kaluar dhe ka pësuar më shumë.

Pas 21 ndeshjeve sezonin e kaluar, skuadra e Pep Guardiolës kishte shënuar 53 dhe pësuar 13 gola, ndërsa këtë vit “qytetart” kanë shënuar të njëjtin numër golash, por janë ndëshkuar më shumë (21 herë).

LEXO EDHE:

Back to top button