Karantina, qytetarët anulojnë prenotimet për pushime në Shqipëri

Qytetarët të cilët kishin paguar aranzhime që festat e majit dhe pashkët t’i kalojnë në Shqipëri, po i anulojnë rezervimet. Arsyeja për këtë është vendimi për karantinë dy javore për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri. Shumë agjenci për fundjavën me festa ofruan vizita në Elbasan, Tiranë dhe qytetet bregdetare.

Agjencitë aktualisht po rimbursojnë pagesat e bëra nga klientët tanë dhe shpresojmë që kjo periudhë karantine të përfundojë së shpejti dhe se Shqipëria do të hapet si destinacion turistik për Maqedoninë”, tha Filip Stefanoski, pronar i agjencisë turistike.

Edhe qytetarët shqiptarë gjithashtu heqin dorë nga ardhja e tyre në Ohër ose Strugë, sepse gjatë kthimit, do duhet të mbyllen në karantinë në shtëpi.

Masa për mbylljen e kufijve është një masë jopopullore. Ajo reflektohet edhe në vendin tonë, anulohen rezervimet. Të gjithë që në njëfarë mënyre donin të vinin në Ohër për një ose dy ditë i anuluan të gjitha aranzhimet”, tha Igor Ivanov, menaxher hoteli

Vasil Sterjovski, deputeti maqedonas në parlamentin shqiptar, thotë se ky vendim është i nxituar dhe i gabuar, sepse numri i njerëzve të infektuar me Covid 19 në Maqedoni tashmë është në rënie.

Kam kërkuar nga autoritetet shqiptare ta anulojnë këtë vendim, sepse me këtë rreth 3,000 maqedonas nga Prespa e Vogël dhe pjesë të tjera të Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në Maqedoni do të pengohen të votojnë në zgjedhjet e së Dielës”, pohoi Vasil Sterjovski.

Nga Prespa dhe Komuna e Pustecit çdo ditë në Maqedoni, hyjnë dhe dalin më shumë se 300 banorë dhe për ta kjo punë është e ardhura e tyre e vetme. Vendimi i autoriteteve shqiptare duhet të jetë në fuqi deri në tre maj.

 

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button