Kardiologu paralajmëron se cilat pije janë më të dëmshme për zemrën
Kardiologu paralajmëron se cilat pije janë më të dëmshme për zemrën

Dr. Evan Levine, një kardiolog me më shumë se 30 vjet praktikë, ka zbuluar se cilat pije përbëjnë kërcënimin më të madh për shëndetin e zemrës.
Në kanalin e tij TikTok, ku ndan këshilla me një dozë humori, ai theksoi tre pije që duhet t’i shmangim për të mbrojtur zemrën tonë.
Alkooli
Sipas Levin, konsumimi i moderuar i alkoolit, që do të thotë një pije në ditë, mund të jetë i sigurt për ata që nuk kanë probleme me zemrën. Megjithatë, sasitë më të mëdha të alkoolit rrisin presionin e gjakut, nivelet e triglicerideve dhe rrezikun e fibrilacionit atrial dhe në raste ekstreme shkaktojnë kardiomiopati alkoolike, një gjendje e rëndë që mund të jetë fatale. Levin hedh poshtë mitin se një gotë verë e kuqe në ditë është e mirë për zemrën, duke theksuar se pretendime të tilla shpesh mbështeten nga studime të sponsorizuara.
“Njerëzit që pinë verë mund të kenë zakone më të shëndetshme, por kjo nuk do të thotë se alkooli është shkaku i shëndetit të tyre më të mirë”, thotë ai.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara janë një rrezik real për zemrën.
“Një kanaçe përmban dhjetë lugë çaji sheqer ose ekuivalentin në formën e shurupit të misrit”, paralajmëron Levin. Kjo sasi sheqeri rrit peshën trupore, nivelet e triglicerideve dhe sheqerit në gjak, si dhe rrezikun e diabetit. E gjithë kjo dëmton drejtpërdrejt zemrën. Levin bën thirrje për reflektim: “Imagjinoni të pini një të pestën e një filxhani shurup misri të pastër.
Pijet energjike
Levin i krahason pijet energjike me “acidin e baterisë” për zemrën. Ato përmbajnë 1.5 herë më shumë kafeinë se kafeja, së bashku me tetë deri në 15 lugë çaji sheqer ose shurup misri. Kombinimi i kafeinës dhe sheqerit mund ta sforcojë seriozisht zemrën. Një shembull tragjik është vdekja e një gruaje 28-vjeçare, një ushtruese e zjarrtë, nëna e së cilës paralajmëroi për rreziqet e pijeve energjike pasi vajza e saj vdiq nga një atak në zemër.
Dr. Levine këshillon shmangien e këtyre pijeve dhe zgjedhjen e alternativave më të shëndetshme për të ruajtur shëndetin e zemrës.
“Ajo që pini mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj”, përfundon ai.