Kardiologu paralajmëron se nuk duhet të pini ujë pas një vakti të kripur

Shumica prej nesh hamë herë pas here ndonjë vakt të kripur - qoftë një festë me miqtë, një kafshatë e shpejtë apo thjesht një meze e shijshme të cilës nuk mund t’i rezistojmë.

Ndërsa e dimë që shumë kripë nuk është ideale për shëndetin e zemrës, ekspertët thonë se ajo që bëjmë pas një vakti të tillë është edhe më e rëndësishme.

“Në përgjithësi, pas një vakti të kripur, trupi duhet të ndihmojë në nxjerrjen jashtë të kripës së tepërt dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të pini lëngje”, thotë kardiologia Dr. Joyce Oen-Hsiao.

Megjithatë, jo të gjitha lëngjet janë një mundësi e mirë. Kardiologët paralajmërojnë se ekziston një gabim i zakonshëm që duhet ta shmangim patjetër pas një vakti të kripur.

“Nëse pini një pije me sheqer pas një vakti me përmbajtje të lartë natriumi, kjo mund të shkaktojë dehidratim”, shpjegon Dr. Ohn-Hsiao. Ajo shton se pije të tilla stimulojnë rritjen e urinimit, që është e kundërta e asaj që i nevojitet trupit pas konsumimit të një sasie të madhe kripe.

Përveç kësaj, kombinimi i kripës dhe sheqerit i vë një barrë shtesë zemrës. Kardiologu Dr. Marshall Runge thekson: “Reagimet e trupit ndaj natriumit dhe glukozës janë të ndërlidhura dhe së bashku mund të përforcojnë ndikimin negativ në enët e gjakut.”

Ai paralajmëron se ky kombinim mund të rrisë tensionin e gjakut, të shkaktojë inflamacion dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në planin afatgjatë. Ai gjithashtu vëren se pijet e ëmbëlsuara artificialisht nuk janë tërësisht pa rrezik, pasi disa studime i kanë lidhur ëmbëlsuesit artificialë me ndryshimet në mikrobiomën e zorrëve dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës.

Pra, mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun pas një vakti të kripur është të pini ujë. “Uji është zgjidhja më e mirë dhe mund të shtoni feta kastraveci ose limoni për shije”, rekomandon Dr. Oen-Hsiao.

Dr. Runge shton: “Uji ndihmon veshkat të nxjerrin jashtë natriumin e tepërt.” Përveç kësaj, rekomandohet edhe ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium, siç janë bananet ose avokadot, dhe një shëtitje e shpejtë pas vakteve, pasi ato e ndihmojnë më tej trupin të përballojë marrjen e kripës.

LEXO EDHE:

Back to top button