Karim Benzema “mbret” në ndeshjet me eliminim direkt

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Çellsit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve luajtur në “Benabeu”. Siç është thënë shpesh, kur skuadra madrilène arrin në këtë fazë të kompeticionit bëhet e pamëshirshme dhe statistikat e tregojnë këtë gjë.

Sulmuesi francez Karim Benzema është i pamëshirshëm në ndeshjet me eliminim direkt. Në 9 ndeshjet e fundit të kësaj faze (ky sezon dhe ai i kaluar) ai ka realizuar 14 gola (përjashtim bën finalja e vjetshme ndaj Liverpullit, fituar 1-0 nga Real).

Një tjetër “as nën mëngë” për trajnerin Karlo Ançelott tështë sulmuesi Marko Asensio. Edhe pse ai shpesh ka nisur ndeshjet nga stoli, Asensio ka qenë vendimtar për “Los Blancos”.

Spanjolli është konsideruar si “magjistari i golave nga stoli”. Asensio ka realizuar 9 gola në Ligën e Kampionëve, duke e nisur ndeshjen nga stoli, askush si ai, duke lënë gjithnjë gjurmë në fushë.

LEXO EDHE:

Back to top button