Karim Benzema rikthehet në Madrid, Al Itihad jep dritë jeshile

Real Madrid pret sërish Karim Benzema. Qendërsulmuesi francez padyshim që nuk do të rikthehet për të luajtur në skuadrën e Karlo Ançeloti-t, por siç njoftoi “Al Ittihad” përmes kanaleve zyrtare, ai është rikthyer në Spanjë për të trajtuar dëmtimin e këmbës së bashku me mjekët e klubit spanjoll. Një problem mjaft serioz, i cili e kufizoi shumë dhe e bëri të humbasë pothuajse të gjitha ndeshjet e luajtura në 2024.

“Karim Benzema është rikthyer në Real Madrid për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në lidhje me dëmtimin e pësuar këtë sezon, në koordinim mes ekipit mjekësor të Al Ittihad dhe Real Madrid”, ka shkruar klubi saudit në një deklaratë zyrtare.

Lojtari francez do të jetë në Spanjë për një javë për t’u rikuperuar për pjesën e fundit të sezonit, në të cilin “Al Ittihad” do të duhet të përpiqet të sigurojë vendin e tretë në ligë për të hyrë në Ligën e Kampionëve Aziatik të sezonit të ardhshëm

LEXO EDHE:

Back to top button