Karlo Ançelloti parapëlqen futbollistin norvegjez

Mesfushori Martin Odegaard ka konfirmuar se edicionin tjetër do jetë pjesë e Real Madridit. Norvegjezi gjashtë muajt e fundit të edicionit 2020/21 i kaloi huazim te Arsenal, skuadër e cila provoi ta blinte.
Sidoqoftë, me ardhjen e trajnerit Karlo Ançelotit në vend të Zinedin Zidanit, gjërat ndryshuan. Tani, Odegaard për televizionin norvegjez, “TV2” ka konfirmuar se do jetë pjesë e “Los Blankos”.
Klubi madrilen ka qenë i qartë se e kanë në projekt për edicionin e ardhshëm.