Karlo Ançeloti: Belingami më ka befasuar si Kaka

Në konferencën për shtyp para sfidës së Realit ndaj Granadës, ku madrilenët do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e fitoreve që e kanë kthyer përsëri në majën e renditjes së La Liga, Karlo Ançeloti i kushtoi vëmendje pikërisht Xhud Bellingamit dhe paraqitjeve që kishte bërë anglezi, duke e krahasuar me disa emra shumë të njohur në historinë e futbollit.

“Nuk i kemi kërkuar asnjëherë të shënojë, e bën shpesh pasi ka aftësi fantastike që të hyjë në zonë në momentin e duhur. Respekti ndaj tij është për shkak të punës që bën, jo për golat. Kujt i ngjan? Nuk kam parë të luajë Di Stefanon, në konferencën e fundit për shtyp kisha bërë një krahasim me Zidan, por në realitet jam i çuditur njëlloj si kur pashë Kaka për herë të parë. Nuk them se i ngjan, por ka diçka si Kaka”, deklaroi Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button