Karlo Ançeloti duhet të vendos mes Osmhenit dhe Kejnit

Me “bomberin” francez, Karim Benzema që nuk po “prodhon” më siç duhet në “majën” e sulmit të “galaktikëve”, bordi i Real Madrid është i vendosur për të përforcuar repartin ofensiv me një “yll” të momentit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, tekniku i “galaktikëve”, Karlo Ançeloti pëlqen shumë stilin e lojës të Viktor Osimhen dhe “bomberit” anglez, Harri Kejn, me këtë të fundit që edhe pse tashmë 29-vjeçar, mund të japë akoma dhe disa vite të mira në “majën” e sulmit.

Mirëpo, sipas bordit afrimet e këtyre lojtarëve janë pothuajse të “pamundura”, me këta të fundit që kërkojnë të afrojnë lojtarë më pak të kushtueshëm, si sulmuesi “veteran” Hoselu nga Espanyol ose “fantazistin” e Liverpool, Roberto Firmino, me brazilianin që do të jetë një lojtarë pa kontratë nga 1 korriku.

LEXO EDHE:

Back to top button