Karlo Ançeloti: Është një ndeshje e veçantë kundër Milanit

Real Madridi do të presë nesër në mbrëmje në orën 21:00 Milanin në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në  Ligën e Kampoionëve. Në prag të këtij dueli, trajneri i madrilenëve, Karlo Ançeloti ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Ai u ndal tek tragjedia e Valencia, Topi i Artë dhe kuqezinjtë e Fonsekës.

 

A ishte e drejtë të mos luanit në fundjavë duke pasur parasysh tragjedinë në Valencia?
“E gjithë bota e futbollit ishte e qartë, askush nuk donte të luante dhe mendoj se ishte vendimi i duhur. Duke thënë këtë, ne thjesht respektojmë atë që na thuhet të bëjmë”.

 

Për ty është një ndeshje e veçantë kundër Milanit…
“Ndjenja që kemi tani është të flasim sa më pak për futbollin, nga respekti për atë që ndodhi në Valencia. Ne e bëjmë këtë, edhe pse me pak dëshirë, sepse është e qartë se puna jonë është një ndeshje e veçantë kundër Milanit, por gjithçka zë vendin e dytë.

 

A keni diçka për të thënë për ceremoninë e Topit të Artë?
“Topi i Artë ka kaluar. Ata ma dhanë Topin tim të Artë më 1 qershor kur fituam Ligën e Kampioneve”.

 

Ançeloti: Është një ndeshje e veçantë kundër Milanit
“Vinicius është si të gjithë ne. E kuptojmë se çfarë po ndodh. Fatmirësisht nuk luajtëm, kishim kohë të përgatiteshim për ndeshjen dhe Vini u stërvit mirë si gjithmonë.”

LEXO EDHE:

Back to top button