Karlo Ançeloti: Gjyqtari veproi mirë që ndërpreu ndeshjen

Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madridit, doli para mediave pas barazimit në shtëpinë e Atletiko Madridit, në derbin e zjarrtë që u ndërpre 16 minuta, për shkak të tensioneve dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushë.

“Mendoj se ishte një veprim korrekt i arbitrit. Na u desh të ndalonim, disa gjëra u rregulluan dhe filluam përsëri. Natyrisht, askujt nuk i pëlqejnë kësi incidentesh, të gjithë donin të luanin. Megjithatë, gjyqtari veproi mirë. Unë jam thjesht trajner, kontrolloj aspektin sportiv.

 

Na djeg pak barazimi, sepse ishim shumë pranë fitores… Mund të ndodhë, kundërshtari ishte shumë i fortë, ka shumë cilësi. U ndëshkuam në minutën e fundit, mëkat i madh. E kontrolluam mirë ndeshjen, ishim afër fitores. Ne vazhdojmë të luftojmë, nuk dëshpërohemi. Pika e marrë këtu mund të jetë e mirë për të ardhmen, shikoni sezonin e kaluar.

 

Ishte një ndeshje shumë e kontrolluar nga të dyja palët, u kujdesëm shumë për mbrojtjen. Mund të ndodhte, qëllimi ishte të bënim më mirë se sezonin e kaluar dhe ia dolëm, u mbrojtëm mirë. Mund të kishim më shumë shpejtësi me topin.

LEXO EDHE:

Back to top button